Milot Rashica është rikthyer mbrëmë në ekipin e tij gjerman, Werder Bremen.

Rashica luajti tri ndeshje me Kosovën në fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’, (ndaj Lituanisë 4-0, ndaj Suedisë 0-3 dhe kundër Spanjës 3-1).

Paraqitja e Milot Rashicës me ‘Dardanët’ nuk u ka pëlqyer njerëzve në Bremen. Edhe gazeta afër klubit gjerman ‘deichstube’ – shkruan se Miloti s’pati sukses në këto paraqitje.

“Nga Bremen në Prishtinë, nga Prishtina në Sevilla të Spanjës dhe nga Sevilla në Bremen – Rashica ka bërë rrugë 6 mijë kilometra nëpër Europë, por s’pati asnjë arritje. Ai bëri një asist në fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë, përndryshe s’bëri asgjë. Në të gjitha ndeshjet, ai u zëvendësua pas minutës së 70’të”, shkruhet në gazetën gjermane.

Edhe tifozët në Kosovë patën një reagim jo të mirë për lojtarin që luan në Bundesliga. Kujtojmë që Milot Rashica s’ka shënuar gol që nga gushti i 2020-ës.