Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka treguar se do të jetë në Shqipëri në fund të këtij muaji.

Italiani tha se do të udhëtojë për në Shqipëri me një arsye të vetme, që të votojë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Do të vij të votoj më 25 prill. Kam votuar edhe më përpara. Jam krenar që jam qytetar shqiptar. Më pak krenar nëse heqin pasaportën diplomatike. Nuk ka asnjë domethënie nëse më tërheqin pasaportën diplomatike. Unë ende nuk e besoj këtë, por nëse është e vështirë, atëherë jam shumë i zhgënjyer nga kjo sjellje”, tha De Biasi në një intervistë për Sport Neës në Neës 24, me moderatoren Enxhi Biba.

“E kam ndjekur Shqipërinë vetëm në ndeshjen e fundit me San Marinon. Morën një fitore shumë të rëndësishme. Nuk ishte një lojë shumë ë bukur, por morën fitore shumë të rëndësishme. Me Anglinë nuk kishin më shumë mundësi, pasi janë një kundërshtar të madh. Gjithmonë forca Shqipëria”, tha De Biazi.