Xherdan Shaqiri ka udhëzuar agjentin e tij që t’i gjejnë atij një klub të ri pasi që karrierës së tij tek Liverpool po i vie fundi. Mesfushori me tipare sulmuese, 29, ka pasur 21 paraqitje këtë sezon por vetëm në gjashtë prej tyre ka qenë në 11-shen startuese.
Sipas burimeve të afërta me Shaqirin, ai është duke shikuar për një ekip ku mund të luaj më shumë.
Për Shaqirin ka interesim nga klubet italiane si Roma dhe Lazio, sikurse edhe nga spanjollët e Sevillas. Një kthim në Bundesligë nuk parashihet në këtë fazë dhe gjasat më të mëdha janë që sulmuesi majtak të shkoi drejt Series A në këtë verë.
Liverpooli më herët ka vendosur një çmim prej 23 milionë funtash, por është vështirë që të arrihet që tani të arrihet kjo për shkak se shumë klube janë goditur nga pandemia.
Shaqiri kishte nënshkruar për Liverpool në verë të vitit 2018 me një klauzolë liruese nga Stoke City prej 13 milionë funtash. Ai e ka pasur shumë të vështirë që të gjejë minutazhë gjatë tri sezonave të tij në Anfield.