Milani zhgënjen si vendas, barazon me rezultat 1:1 me Sampdorinë.
Milani nuk është për titull në bazë të lojërave që po tregon në javët e fundit.
Në minutën e 57-të, Quagliarella realizoi për fitoren e madhe të Sampdorisë. Goli erdhi pas një gabimi nga ana e Theo Hernandez dhe Quagliarella nga rreth 22-23 parabollon portierin.
Është interesant, se nga minuta e 59-të, Sampdoria mbetet me një lojtar me pak në fushë, kur u përjashtua Ad. Silva me karton të kuq pas dy të verdhëve, por as kjo epërsi numerike nuk i kreu punë Milanit, që të shënojë fitore.
Në minutën e 87-të, Hauge shmang humbjen, barazon rezultatin 1:1.
Milani renditet në vend të dytë me 60 pikë, ka dy ndeshje më shumë dhe 5 pikë me pak se lideri Interi dhe Sampdoria është në pozitën e dhjetë me 36 pikë.