Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka njoftuar përmes Instagramit se do të jetë pjesë e filmit Asterix, transmeton VAR Kosova.
Ai ka prezantuar një fotografi me imazhin e karakterit të tij, të quajtur “Antivirus”.
Filmi – Astreid dhe Obelix: The Silk Road do të shfaqet në vitin 2022, me xhirimet që pritet të nisin shumë shpejt sipas RMC Sport.
Sulmuesi suedez së fundmi ishte pjesë e festivalit të këngës San Remo në Itali, ndërkohë do të jetë pjesë e produksionit francez, ku do të jetë yjet e famshme të filmit si Marion Cotillard dhe Vicent Cassel.
![](https://i0.wp.com/varkosova.com/wp-content/uploads/2021/04/Football-Ibrahimovic-confirme-sa-presence-dans-la-prochain-Asterix-et-Obelix-1003111.jpg?fit=696%2C392&ssl=1)