Vedat Muriqi pritet të jetë në qendër të spekulimeve në afatin kalimtar veror.
Sulmuesi prizrenas nuk e ka gjetur veten te Lazio që prej transferimit të tij nga Fenerbahçe verën e kaluar.
Mediumi turk “FotoMac” raporton se edhe një tjetër klub turk ka hyrë në garë për transferimin e Muriqit.
Bëhet fjalë për Beshiktashin, klubi i cili është shumë pranë ta fitojë titullin e kampionit sivjet në Turqi.
Për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri, Beshiktashi e dëshiron Muriqin në skuadër.