Borussia Dortmund me lehtësi ka mundur Holstein Kiel në Gjysmë finalen e dytë të kupës së Gjermanisë. Rezultati final i ndeshjes ishte 5:0 dhe të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë. Giovanni Reyna shënoi dy herë, për t’u plotësuar edhe nga Marco Reus, Thorgan Hazard dhe Jude Bellingham me nga një gol.
Borussia Dortmund në finale do të ndeshet me Leipzig që një natë më herët mundi Werder Bremen të Milot Rashicës. Finalja do të zhvillohet me 13 maj 2021.