Sulmuesi i Fulham, Bobby Reid, është përpjekur që t’a dekoncentroj në mënyrë të veçantë portierin e Chelesat, Edouard Mendy. Gjatë ekzekutimit të një goditje nga këndi, Reid disa herë ka tentuar t’ia shpalos dorëzat Mendyt.

Përndryshe, derbi londonez ndërmjet Chelseat dhe Fulham ka përfunduar me rezultat 2:0 në favor të të kaltërve. Kjo është fitorja e 17 ne 23 ndeshje në ligë dhe kupë për Thomas Tuchel.

Chelsea tani është përforcuar në pozitën e katërt që dërgon në ligë të kampionëve, përderisa Fulham sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë pjesë e Premiere League në sezonin e ardhshëm.