Portieri Mike Maignan po kryen kontrollimet mjekësore te Milani përpara se ta kompletojë transferimin e tij tek ekipi nga Serie A, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.

Maignan do t’i bashkohet Milanit nga Lille për 15 milionë euro plus bonuset kurse me ekipin e ri, pritet të firmos kontratë pesëvjeçare.

Maignan te Milani, do ta zëvendësojë Gianluigi Donnarumman, i cili do të largohet këtë verë si lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Maignan në sezonin 2020/21, e fitoi titullin e kampionit me Lillen kurse u paraqit në 38 ndeshje kampionale prej të cilave në 21 e mbajti portën të paprekur. Ai gjithashtu është ftuar edhe te Përfaqësuesja e Francës për “Euro 2020” që nis më 11 qershor.