Zidane e ekspozoi tepër shumë të rikthyerin Sergio Ramos në sistemin e tij të adaptuar 3-5-2, duke ia mundësuar kështu Chelseat që të shkoj në finale të Ligës së Kampionëve.

Zinedine Zidane do të marrë përgjegjësinë. Ai shpesh e bënë këtë edhe kur Real Madridi humbet dhe nuk është faji i tij. Por, kësaj here, në fakt është faji i tij.

Zidane i vendosi të gjitha mbi tavolinë kundër Chelseat duke rikthyer Sergio Ramosin në ndeshjen e tij të tretë që nga janari dhe të parën në gati dy muaj.

35-vjeçari ishte i ekspozuar keq gjatë gjithë kohës, pasi ekipi vendas tejkaloi ekipin vizitor nga Spanja, veçanërisht gjatë pjesës së dytë.

Zidane gjithashtu inkuadroi Eden Hazard, i inkurajuar nga forma e fundit e Belgjikës, por ai nuk ishte në gjendje të jepte shumë gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

‘Krimi’ më i madh i trajnerit, megjithatë, ishte formacioni i tij jashtëzakonisht i pazakontë. Madridi luajti 3-5-2 herë pas here këtë sezon, por jo si mbrëmë

Në letër, Zidane zgjodhi një ekip që përshtatet më mirë me 4-3-3, por ata u rreshtuan me Eder Militao, Ramos dhe Nacho prapa.

Në vend të pozicionimit të zakonshëm, sidoqoftë, Nacho dhe Militao u shtyen shumë majtas, përkatësisht djathtas, duke e lënë Ramosin të izoluar në mes.

Ndihma e vetme ishte ajo nga Casemiro ose Luka Modriq që kthehej për të ndihmuar, ose qendërmbrojtësit tjerë që vinin përreth. Ishte ndonjë çudi që Chelsea e demoloi kohë pas kohe mbrojtjen e Madridit?

Madridi kishte më shumë në posedim topin në pjesën e parë, por kjo ishte e vetmja që mund t’i bënte ata të lumtur. Karim Benzema dy herë ishte afër për Madridin, duke e detyruar Edouard Mendy që të bëjë dy pritje të mira, por skuadra e Zidane nuk ofroi asgjë tjetër.