Numri dy i tenisit në botë, Naomi Osaka, përballet me përjashtim nga French Open dhe nga Grand Slams të ardhshëm nëse ajo refuzon për të folur për media, kanë thanë organizatorët.

Japonezja Osaka ka thënë javën e kaluar që ajo nuk do të jap asnjë konferencë për shtyp gjatë Roland Garros sepse ajo dëshiron të mbroj shëndetin e saj mendor.

Ajo është dënuar me $15,000 për mos paraqitje para mediave pas fitimit të rundit të parë  kundër rumunes Maria Tig.

Një deklaratë e përbashkët nga katër organizatorët e Grand Slam kanë thënë që Osaka po ashtu do të përballet me “dënime më substanciale dhe suspendime nga Grand Slam”.

“Një element thelbësor i rregullave të Grand Slam është përgjegjësia që kanë lojtarët për t’u angazhuar me media, pavarësisht rezultatit të ndeshjes, një përgjegjësi që lojtarët e marrin për hir të sportit, tifozëve dhe vetvets” është thënë në deklaratë.

Më herët, Osaka ka lëshuar një deklaratë që ka thënë që nuk do të përballet me media gjatë French Open, duke cituar ndikimin e konferencave për media që e kanë në shëndetin publik të lojtarëve.   Ajo ka thënë që të presësh nga lojtarët që të përgjigjen në pyetje pas një humbje është njëjtë sikurse të “godasësh një person përderisa sa është i shtrirë”.