Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka pësuar një thyerje të hundës dhe gropës së syrit në finalen e Ligës së Kampionëve.

29 vjeçari u zëvëndësua në minutën e 60-të ngaGabriel Jesus pas një ndeshje me Antonio Rudiger.

“Tani ndjehem mirë. Akoma i pakënaqur me atë cka ndodhi mbrëmë por ne do të kthehemi”, postoi ai në Twitter.

De Bruyne  ishte thirrur për në skuadrën e Belgjikës për Euro 2020, me ndeshjen e parë me 12 qershor kur ekipi i tij do të përballej në ndeshjen e parë me Rusinë me 12 qershor. Akoma nuk dihet nëse mesfushori do të rikthehet për ndeshjen në St Petersburg apo dëmtimet e tij do t’ia ndalojnë pjesëmarrjen në kampionat.