33 vjeçarit i është dhënë leje që të pushoj ndaj ndeshjen me Eibarin që do të zhvillohet sot.

Barcelona do t’a përfundoi sezonin me një udhëtim tek Eibar por nuk është ndonjë ndeshje e rëndësishme pasi që i kanë humbur gjasat për titull pas humbjes 2-1 nga Celta Vigo javën e kaluar.

Çfarë është thënë?

“Leo Messi nuk ka ushtruar të premtën me leje të trajnerit dhe ai nuk do të jetë në ekip për ndeshjen e të shtunës”, është konfirmuar dje nga klubi.

“Sulmuesi mund të ketë një pushim para Kupës së Amerikës pas një sezoni ku ai ka qenë një prej lojtarëve më të mirë dhe ka luajtur më së shumti”.

A do ta lë Messi Barcelonën?

Kontrata e argjentinasit me klubin Katalanas mbaron në fund të sezonit.

Edhe pse është paralajmëruar vitin e kaluar që ai dëshiron të largohet si transfer i lirë, Barça mbetet me shpresën që do ta bind atë që të qëndroi, po ashtu edhe bashkëlojtari i tij Jordi Alba i ka kërkuar atij që të qëndroi në ekip.

Manchester City është përmendur si një ekipet pretendente për të marrë Messin për shkak të mjeteve që i kanë si dhe pranisë aty të ish trajnerit të Barçës, Pep Guardiola.

Por po ashtu edhe Paris Saint-German janë në garë pasi që shpresojnë që të bëjnë atë bashkë me ish bashkëlojtarin Neymar.