Roma është mposhtur edhe në xhiron e 34-të në Serie A nga Sampdoria me rezultat 2-0.

Giallorossët nuk e filluan edhe aq mirë takimin, me Marash Kumbullën e Bryan Cristanten të ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Ishte minuta e 45-të, kur Sampdroria realizoi golin e parë nëpërmjet Adrien Silvas, që u asistua nga Thorsby.

Në pjesën e dytë, vendasit ia dolën të shënonin edhe një herë, tani nëpërmjet Jakub Janktos (66′), për rezultatin 2-0.

Roma ia doli të tund rrjetën e Sampdrorias në minutën e 68-të, mirëpo goli i Borja Mayoral u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Pas javës së 34-të, Roma vazhdon të jetë në vendin e shtatë me 55 pikë, derisa rrezikon pozitën që dërgon në kualifikimet për në Ligën e Evropës.