Mbrojtësi i Manchester City Ruben Dias është shpallur futbollisti i vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit.

Portugezi 24 vjeçar kishte ardhur në City për 65 milionë funta verën e kaluar nga Benfika.

Ai i ka ndihmuar klubit për të fituar Premier Leagu dhe Carabao Cup si dhe të arrij në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballen me Chelesean.

“Është një privilegj i madh. Natyrisht që nuk do të mund t’a bëja këtë pa suksesin e ekipit”, tha Dias.

“Mendoj që marrja e këtij çmimi nga unë është një shembull i madh se si funksionin ekipi ynë, mënyra se si ne e ndërtojme lojën tonë”.

Dias doli fitues para sulmuesit të Tottenham Harry Kane dhe bashkëlojtarit të tij në City Kevin de Bruyne.

Nëntë lojtarë të Cityt kanë qenë në listë për votim, duke përbërë më shumë se 50% të të gjithë lojtarëve në listë. Dias është vetëm lojtari i tretë të fitoj këtë çmim qysh në sezonin e parë të tij një futbollin anglez dhe mbrojtësi i fundit që ka fituar çmim ka qenë Steve Nicol i Liverpool para 32 viteve.