Memphis Depay te Barcelona nuk është një çështje e mbyllur. Gazetari Alfredo Martinez raporton se transferimi i holandezit është vënë në rrezik.

Fillimisht sot u raportua se të premten mund të vijë finalizimi i marrëveshjes dhe zyrtarizimi, por tani thuhet që të ndodhë kjo duhet të shiten disa lojtarë.

Fatura e pagave te Barcelona është e lartë dhe nëse nuk do të ketë largime, atëherë Depay nuk do të transferohet te katalanasit.