Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez është deklaruar për takimin që e zhvillojnë ndaj Rusisë.

Belgët e zhvillojnë takimin e parë në Kampionatin Evropian ndaj rusëve, e që do të tentojnë t’i marrin tre pikë në kuadër të Grupit B.

Martinez në konferencë për media tha se takimi i parë në këso nivel garash janë gjithmonë të vështira, pasi edhe janë në një terren të panjohur.

“Ndeshja e parë është shpeshherë më e vështira në një turne të madh”, ka thënë fillimisht trajneri i Djajve të Kuq.

“Duhet të futesh në lojë i përgatitur, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Do të jetë një provë e vërtetë, ne e njohim shumë mirë këtë skuadër”.

“Ata e dinë përmendësh fushën dhe do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre”, ka shtuar më tej ai.

Takimi mes Belgjikës dhe Rusisë fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Gazprom Arena’ në Shën Petersburg.