Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, është përlotur në emisonin ”E premtja me Halilin”.

Moderatori i emisionit dhe udhëheqësi i shoqatës humanitare ”Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, e ka pyetur Berishën nëse edhe më herët ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet humanitar.

Ai mes lotëve ka treguar se ka ndihmuar njerëz që nga mosha e re.

”Prej që e kam nënshkruar kontratën si profesionist në moshën 16-vjeçare. Prej asaj dite, sa kam pasur mundësi kam dërgu. Por edhe na s’kemi pasë, jena rritë” –  ishte përgjigja e lënë në gjysmë nga Berisha, pasi shpërtheu në lotë, teksa Kastrati ia vazhdoi duke thënë ”si shumë fëmijë shqiptarë”, shkruan Zeri.info.

Tutje, futbollisti i skuadrës së Reimsit tregoi pak nga historia e familjes së tij, duke thënë se babai i tij është idoll i tij.

”Unë jam rritë jashtë, por edhe babai im ka dal jashtë shumë i ri. Edhe në luftë edhe neve na kanë kallë shtëpinë. Ai [babai] i ka mbajtë tri punë me na mbajtë edhe neve në Norvegji, por edhe me pasë familja në Kosovë. Babai ka hjek shumë, ështe idoll i jemi, edhe e du shumë. Mos të ishte ai, ndoshta as unë nuk isha ai se cili jam sot” – ka thënë mes tjerash 28-vjeçari.

Vlen të theksohet se Valon Berisha është një prej donatorëve të rregullt te shoqata humanitare ”Jetimat e Ballkanit”.