Al Ahli ka konfirmuar se Besnik Hasi është trajneri i tyre më i ri.
Katër herë kampioi i Arabisë Saudite ka arritur marrëveshje me trajnerin shqiptar që po ndërton një karrierë tejet të suksesshme.
Klubi përmes një njoftimi tregoi se 49-vjeçari do të jetë në krye të skuadrës së tyre për tre vitet e ardhshme.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë në vitet e fundit ka drejtuar një skuadër tjetër arabe, Al Raed.
Në të kaluarën, Hasi ishte edhe trajner i skuadrave si, Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos.