“Plisat” kërkojnë shtatoren dhe sheshin e heroit Adem Jashari, hapet peticioni

Tifozët prishtinas dëshirojnë që heroit të kombit Adem Jashari t’i punohet shtatorja në kryeqytet.

Tifo-grupi i skuadrës së Prishtinës “Plisat”, kanë vendosur sot një tendë para shtatores së Skënderbeut, ku synojnë që të mbledhin sa më shumë nënshkrime, si dhe kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin për t’ia arritur qëllimit të tyre.

Peticionin i pari e hapi kryetari i “Plisave”, Kushtrim Ramadani, i cili kërkoi përkrahjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e po ashtu tregoi edhe vendet si opsione për ta ndërtuar shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari.