Nina Fraooqi, 37 vjeçe, në mënyrë që të shkonte në Wembly për ta shikuar ndeshjen e gjysëfinales, tha se ishte e sëmurë dhe nuk shkoi në punë.

Ajo kishte menduar se nuk do të mund të merrte ditë të lirë në punë meqenëse shoqja e saj kishte fituar biletat për lojën historike në moment të fundit.

Për fatin e saj të keq, kur Anglia po festonte golin e saj të parë, kameran e kishin kapur pikërisht atë në mesin e 60 mijë shikuesve.

E mëngjesin e nesëm, shefat i kishin thënë të mos lodhej të shkonte më në punë fare. Shefi i saj, Charles Taylor tha që e kuptonte se loja ishte historike për Anglinë, dhe që kompania do ta inkurajonte shkuarjen e stafit për të parë lojën, mirëpo, në rastin e Ninës, ajo kishte gënjyer dhe kishte shfrytëzuar ditët e parapara për raste të sëmundjes për të shkuar në Wembley.

The digital content producer was caught out when she appeared on the live broadcast during one of the goals

Kjo për shkak se kompania e vlerëson sinqeritetin dhe integritetin e punonjësve dhe nuk toleron keqpërdorimin e politikave të saj.

The digital content producer shared her excitement after Stacey Dooley posted an Instagram story showing Farooqi at Wembley

Megjithatë, kompania ka marrë vendim që e hëna pas ndeshjes finale ku do të luajë Anglia, stafit do ti jepet pushim për të festuar fitoren e Anglisë.