Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në garat e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio2020”.
Gjakova ka mposhtur xhudisten franceze Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.
Ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudisten japoneze, Tsukasa Yoshida, në kategorinë -57kg.
Në çerekfinale Nora mposhti xhudisten sllovene Kaja Kajzer me ippon dhe tashmë është larg vetëm një fitore nga medalja e argjendtë.