Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në -57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Gjakova ka dhënë një intervistë të shkurtë për Radio Televizionin e Kosovës direkt nga Tokio, pas fitimit të medaljes së artë.

“Nuk e di ende po më doket e pa besueshme edhe momenti në finale nuk e kam shikuar veç e kam shikuar Tonin edhe pastaj jam gëzuar.

Vërtete e pa besueshme fitorja ne finale. Pa dyshim është ndjenje e pa përshkueshme, kurrë nuk e kam besuar që kam me fituar medaljen olimpike, kam ardhë me fituar por kurrë nuk i dihet, shpresoj se ky nuk është fundi i karrierës unë mendoj me vazhduar. Unë veç dëshiroj me i falënderuar gjithë ekipit, sa kem punuar na për medalje olimpike, kanë punuar ata, falimenderit Tonit, i cili është më i merituari, po ashtu faleminderit edhe Majlindës, e cila na ka hapur rrugën dhe ka besuar në ne. Nuk jemi pa me Akilin, kam pasur emocione të dyfishta. Kjo që kemi arritur me të vërtetë është e jashtëzakonshëm, kam pasur dëshirë që edhe Akili ta fitojë një medalje, por një medalje po e kthej në shtëpi. Falimenderit familjes time, Driton Kukës i cili ka punuar me ne për 20 vjet, për familjen tonë nuk ka qenë aspak e lehtë pasi kanë pasur dy xhudistë në shtëpi, faleminderit të gjithëve”.