Kampioni i Kosovës në futboll Prishtina është duke luajtur kundër kampionit të Hungarisë, Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve.

Loja po zhvillohet në Budapest, në stadiumin “Groupama Arena”, dhe ka nisur nga ora 18:00.

Pjesa e parë është mbyllur 0-0 me rastin kryesor që e pati Prishtina ku në minutën e 35′ Otto John i Prishtinës humbet mundësi të artë shënimi i vetëm me portier.