Olivier Giroud shënoi një gol me prekjen e tij të parë të topit në fanellën e Milanit, duke barazuar gjatë një miqësore.

Ish sulmuesi i Chelseat po ndihej si në shtëpinë e tij, në tokën franceze dhe në fanellën e Rossonerëve.

Giroud doli nga stoli në minutën e 61-të dhe po festonte katër minuta më vonë, kur shënoi me kokë.

Ishte fillimi ideal për këtë kapitull të ri të karrierës së francezit, shkruan Football Italia.