“Shtylla kurrizore” e mbrojtjes së Barcelonës dhe kolona e klubit prej disa vitesh. Gerard Pique, mbrojtësi katalanas është rikthyer për të folur mbi merkaton, kryesisht çështjen e rinovimit të Lionel Messit.

“Telenovela” në lidhje me qëndrimin e kampionit argjentinas duket se ka gjetur fundin e saj të lumtur, pas muajsh negociatash rraskapitëse dhe zërash për të ardhmen e pasigurt të “Pleshtit”.

Ylli nga Amerika e Jugut, fituesi i freskët i “Copa America” me fanellën e Argjentinës, do të qëndrojë te Blaugranat edhe për disa kohë, me vullnetin e presidentit të ri, Joan Laporta, i cili duket se ka luajtur një rol themelor në realizimin e suksesshëm të marrëveshjes së re.

Barcellona, Piqué:

Me rastin e “Gala de Campeones” së La Liga, Piqué bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me sezonin e ardhshëm dhe qëndrimin në Katalonjë të gjashtë herë fituesit të “Topit të Artë”:

“Ne jemi duke pritur që Messi të nënshkruajë kontratën e re dhe shpresojmë ta kemi së shpejti në stërvitje. Nuk mendoj se është e nevojshme ta bindim atë, shpresoj se ai do të bindë veten. Ne padyshim që e presim.

Sezoni i fundit nuk ishte më i miri për ne. Është e vërtetë që kemi fituar Kupën e Mbretit, por nëse nuk e fitojmë La Liga-n ose Ligën e Kampionëve nuk është kurrë një sezon i mire për Barcelonën.

Tani fillojmë përsëri me një entuziazëm të madh, duke synuar të fitojmë La Liga-n, mbi të gjitha. Do të shohim në mars-prill se ku do të jemi, por do të përpiqemi të luajmë për të gjithë trofetë”.