Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njëren prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes janë nikoqirë të ish-kampionit të Evropës dhe botës, Spanjës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, Kosova do të luajë ndaj Spanjës sonte.

Gazeta spanjolle, “Marca” e ka paralajmëruar Spanjën se rreziku më i madh në ndeshjen kundër Kosovës për Kupën e Botës do t’i vijë nga dyshja Florent Hadergjonaj dhe Vedat Muriqi.

“Kosova nuk ka shumë lojtarë të njohur, por i ka disa që duhet t’i marrësh parasysh”, shkruan ky medium.

“Hadergjonaj, më i rrezikshmi. Përveç asisteve, futbollisti i Kasimpasas është më i rrezikshmi më aksionet e tij. Hadergjonaj i ka krijuar gjashtë raste shënimi në total. Apo 1. Raste shënimi për ndeshje”, shkruan më tej e përditshmja spanjolle.

Në lidhje me Muriqin, “Marca” shkruan:

“Sulmuesi i Lazios është referenca më e madhe në sulmin e Kosovës. Dëshmi për këtë është se ai i ka shënuar dy prej tri golave të ekipit në këto ndeshje kualifikuese, që ia kanë siguruar Kosovës katër pikë. Muriqi ka bërë po ashtu më së shumti goditje në portë nga ekipi i tij, 10 në total. Apo 2.5 për ndeshje”./