Ndeshja e Superligës së Zvicrës ndërmjet Young Boys dhe Baselit është përshkuar me tensione, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidentet.

Në takimin e zhvilluar në Stade de Suisse Wankdorf, të parët shënuan vendasit, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë mysafirët e barazuan rezultatin.

Dhe derisa lojtarët e Baselit po e festonin golin e barazimit, mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, është goditur me një shkrepëse në kokë.

Incidenti ndodhi pas minutës së 37-të, kur u barazuan shifrat, ndërsa pamjet e shfaqin momentin e goditjes së Kasamit.

Sidoqoftë, 29-vjeçari është riaftësuar shpejt dhe ndeshja ka vazhduar.