CSKA Moska  është njëra nga skuadrat më të mëdha në Rusi me shumë trofe të fituar, e cila është njjëkohësisht edhe një nga skuadrat më aktive gjatë kësaj merkatoje.

Siç duket skuadra ruse është e “fiksuar” pas lojtarëve kosovarë, teksa pas Vedat Muriqit është një tjetër futbollist që ka përfunduar në radarët e CSKA Moska.

Sipas “Telegraf” raportohet se  CSKA Moska ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Zurichut për qendërmbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti.

Thuhet se gjashtë herë kampioni i Rusisë ka ofruar 2,5 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit të Kosovës. Alitin shihet si zëvendësuesi i mbrojtësit islandez Hordur Magnusson të cilit i skadon kontrata në verë, ku bisedimet mes dy klubeve kanë  duke vazhduar.

Aliti këtë edicion është aktivizuar në 19 ndeshje dhe ka dhënë 1 asist për gol, ku forma e mirë e 28-vjeçarit ka rënë në sytë e gjigandëve rus.