Southampton ka mposhtur Tottenhamin me rezultatin 2:3 pas një super ndeshje që zhvillua sonte në kuadër të Premier Ligës. Sulmuesi shqiptar Armando Broja ndihmoi skuadrën e tij të marrë tre pikët nga ky udhëtim i vështirë, duke shënuar gol.

Reprezentuesi shqiptar shënoi golin e barazimit për Southampton në minutën e 23 për rezultatin 1:1.

Broja pas golit të shënuar, ishte shumë afër të shënonte edhe të dytin por tentimi i tij përfundoi jashtë portës të Hugo Lloris.

Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u zhvillua një triller I vërtetë që futbolli anglez prodhon.

Në minutën e 70, Tottenham riktheu epërsinë e skuadrës të Antonio Contes nëpërmjet sulmuesit Son.

Ky gol nuk u rishkua nga VAR, përkundër se Broja ishte i shtrirë në tokë pas një dueli në ajër me mbrojtësin Sanchez.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan duke arritur të rikthejnë rezultatin në të mirë të tyre.

Për dy minuta shënuan dy gola, duke e bërë rezultatin 2:3.

Elyounoussi shënoi për 2:2, ndërsa Che Adams shënoi golin e fitores.

Broja zhvilloi 90 minuta, duke u zëvendësuar krejt në sekondat e fundit të kohës së rregullt nga Theo ëalcott.

Me këtë fitore “saints” renditen në pozitën e dhjetë me 28 pikë, ndërsa Tottenham në të shtatën me 36 pikë.