Në San Siro zhvillohet ndeshja çerekfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Milanit dhe Lazios.
Për të arritur në këtë fazë, Rossonerët triumfuan ndaj Genoas në të tetën e finales, derisa Bianconcelestët eliminuan Udinesen.
Strategët Stefano Pioli dhe Maurizio Sarri i kanë përgatitur taktikat e tyre për ta fituar këtë përballje.
Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud.
Formacioni startues i Lazios: Reina; Hysaj, Luiz Felipe, Patric, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.
Skuadra fituese në takimin Milan-Lazio, në gjysmëfinale do të luajë kundër Interit që eliminoi Romën.