Franck Kessie do t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se mesfushori nuk do ta vazhdojë kontratën me Milanin që i skadon në fund të sezonit.

Kessie do të largohet nga “Rossonerët” si futbollist i lirë. Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me lojtarin.

Kessie është pajtuar me kushtet personale dhe do të transferohet në “Camp Nou”.

Për shërbimet e 25-vjeçarit interesim kanë shprehur edhe Arsenali, PSG-ja dhe Tottenhami.