Në Itali po përflitet shumë se personi që do të zëvendësojë Roberto Mancinin te kombëtarja italiane mund të jetë Fabio Cannavaro.

Mancini ka një kontratë deri në vitin 2026 me FIGC, por ky eliminim i befasishëm nga Kupa e Botës ka trazuar situatën. Ende nuk dihet se çfarë do të vendosë Federata apo Mancini për të ardhmen e stolit të Italisë.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se kandidati kryesor për të zënë vendin e Mancinit është ish-kampioni i Kupës së Botës në vitin 2006.