Në këtë stinë pranvere, janë rikthyer emocionet që na dhurojnë kategoritë e reja të përfaqësueses sonë.
Këtë të premte, duke filluar nga ora 18:00, vjen supersfida nga Grupi G në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro U21 2023”, mes Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21.
Kosova U21, që tani po udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm Albert Bunjaki, nga pesë ndeshje deri më tani kanë grumbulluar gjashtë pikë, pasi kanë mposhtur Andorrën dhe Shqipërinë. Ndërsa kundërshtarët e tyre për ditën e sotme, Sllovenia U21 rënditet në vendin e katërt me tetë pikë të grumbulluara. Deri më tani kanë dy fitore, dy barazime dy humbje.
Ky do të jetë akti i parë i dy kombëtareve që takohen mes vete në këto kualifikime teksa në grup janë sëbashku me Republikën Çeke, Anglinë, Shqipërinë dhe Andorrën.



























