Futbollisti i Zvicrës Andi Zeqiri ka folur për herë të parë pasi mori vendimin që të luajë me kombëtaren helvetike.

Në një intervistë me drejtorin e futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, Zeqiri u shpreh se vendimi ishte i tij për të luajtur për Zvicrën.

Tutje, Zeqiri tha se është gati për reagimet e tifozëve.

“Nesër do të jetë një ndeshje speciale për mua dhe jam gati për lojën e nesërme. Do të jetë stadiumi i mbushur me tifozë, shpresoj se do të ketë një atmosferë të bukur”, u shpreh Zeqiri.

“Kam menduar shumë, Zvicra krejt kushtet më ka ofruar të bëhem futbollist. Kam gjak shqiptari, vendimi ishte i imi për të luajtur për Zvicrën. Jam gati për reagimet e tifozëve”, shtoi ai.

Ndryshe, Zvicra do të luajë me Kosovën sot me fillim nga ora 18:00.