Miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet sot në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih, me fillim ora 18:00.
Mediumi “Sportsmole” që bën parashikime rreth ndeshjeve, këtë ndeshje e ka parashikuar si fitore të Zvicrës me rezultatin 3:1.
“Ndeshja e së martës do të jetë takimi i parë mes dy kombeve dhe me Zvicrën e renditur në vendin e 14-të në botë, mendojmë se nikoqirët kanë shumë cilësi në radhët e tyre, gjë që do t’i ndihmojë ata të arrijnë një fitore të rehatshme ndaj Kosovës në mesjavë”, thuhet në parashikimin e mediumit britanik.
Kjo do të jetë hera e parë që skuadrat e këtyre dy shteteve do të takohen me njëra tjetrën.