Real Madridi është mysafir i Mallorcas në Visit Mallorca Estadi për ndeshjen e javës së 28-të të La Ligas.Los Blancos kanë primatin në kampionatin spanjoll me shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë Sevilla dhe synojnë ta rritin këtë diferencë.

Mallorca është në vend të 16-të në renditjen tabelare me vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut, ashtu që ka nevojë për pikë.Për Mallorcan, startues është sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi.

Formacionet startues:

:Formacioni startues i Mallorcas:Rico, Maffe, Raillo, Valjent, Olivan, Baba, Sanchez, Rodriguez, Take, Angel, Muriqi
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Mendy, Lucas, Nacho, Alaba, Kroos, Casemiro, Valverde, Vini JR, Rodrygo, Benzema