Futbollisti shqiptar, Benjamin Kololli, ka arritur të gjejë golin e parë me skuadrën e tij, Shimizu-J Pulse në Japoni.
Shimizun fitoi me rezultatin 2-1 në udhëtim te Sanfrecce Hiroshima, në kuadër të raundit të tretë të Kupës Levain.
Futbollisti i Kosovës e shënoi golin e parë në minutën e 20-të, me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, teksa ky gol u pëlqye nga fansat e futbollit në Japoni.
29-vjeçari iu bashkua Shimizus në Japoni nga Zurichu i Zvicrës, në korrik të vitit të kaluar.
Ai shkaku i largësisë nuk ka mundur të bashkohet me Kosovën në muajt e fundit.
Kolloli ka bërë karrierë në Zvicër, ku kishte shkëlqyer te skuadra e Zurich.