UEFA ka dënuar Atletico Madridin për sfidën e dytë çerekfinale ndaj Manchester Cityt, transmeton VAR Kosova.

Fjala është për mbylljen e pjesëshme të stadiumit “Wanda Metropolitiana” për tifozët vendas, pas problemeve të shkaktuara në sfidën e parë javën e kaluar në Angli.

Tifozët e Atletico Madridit performuan përshëndetje naziste gjatë humbjes 1-0 ndaj “Qytetarëve” në Etihad.

Kujtojmë që sfida e dytë zhvillohet këtë të mërkurë me fillim nga ora 21:00.