Përpjekja e Përfaqësueses së Ukrainës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës “Katari 2022”, do të rifillojë më 1 qershor kundër Skocisë, pasi gjysmëfinalja e plejofit e planifikuar të luhej muajin e shkuar në Glasgoë, u shty për shkak të pushtimit të vendit nga Rusia, ka shkruar AP-ja të enjten.FIFA

të enjten tha gjithashtu se finalja e vonuar e plejofit në atë grup kundër Uellsit në Cardiff do të jetë më 5 qershor për të përcaktuar ekipin përfundimtar evropian që do të kualifikohet në Kupën e Botës në Katar.Fituesi i plejofit do të shkojë në një grup me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin.“FIFA dëshiron të falënderojë të gjitha palët e përfshira për frymën e fortë të solidaritetit dhe bashkëpunimit që ka çuar në këtë vendim unanim”, tha organi qeverisës i futbollit botëror në një deklaratë.