Ashtu si miliona myslimanë në mbarë botën, Karim Benzema filloi agjërimin e Ramazanit disa ditë më parë.

Në një intervistë për revistën ‘Esquire’, sulmuesi francez ka folur edhe për përkushtimin e tij ndaj besimit.

Sulmuesi i Real Madridit, i besimit mysliman, sqaron konkretisht se Ramazani nuk e pengon atë të stërvitet normalisht.

Ashtu si miliona myslimanë në mbarë botën, edhe Benzema e nisi agjërimin e Ramazanit disa ditë më parë, që do të thotë se sulmuesi i Real Madridit nuk do të hajë e as pijë për gati një muaj, nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

Ai thotë se agjërimi nuk do ta pengojë që t’i përkushtohet futbollit dhe Realit.

“Nuk ka asnjë efekt në punën dhe stërvitjen time. Ramazani është pjesë e jetës sime dhe besimi im e bën Ramazanin obligim. Për mua kjo është shumë e rëndësishme dhe ndihem mirë kur agjëroj,” ka thënë shkurt Benzema.