Klube të shumta nga Gjermania dhe jashtë saj, përfshirë RB Salzbug kanë shprehur interesimin për transferimin e talentit të Bayernit, Arijon Ibrahimovic, transmeton VAR Kosova.
16 vjeçari, i cili është pjesë e moshave të Bayernit ka ngjallur interesimin e shumë klubeve evropian me RB Salzburgun, si klubin më të interesuar.
Por siç duket Bayerni ka plane të mëdha për të dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Bayern II.
Kujtojmë që Ibrahimovic, i cili ka dy prindërit nga Kosova, ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024.