Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Kalvin Phillips, raporton “Manchester Evening News”.
Te Unitedi janë të vendosur për t’i siguruar shërbimet e Phillipsit dhe pritet së shpejti të bëjnë ofertë zyrtare për transferimin e tij në verë.
Phillips është pjesë e Leeds Unitedit dhe njëri prej mesfushorëve defensivë më të vlerësuar në Premier League.
26-vjeçari sapo është kthyer nga lëndimi, kurse këtë sezon ka 16 ndeshje në të gjitha garat me Leedsin. Phillips ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024, kurse është edhe reprezentues i Anglisë. Krahas Unitedit, interesim për Phillipsin kanë treguar edhe Aston Villa, West Ham Unitedi e Arsenali.



























