Llapi ka arritur ta përmbysë Prishtinën dhe të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës, raporton FrontOnline.
Skuadra e Tahir Batatinës e ka mposhtur Prishtinën 2:0 në ndeshjen e kthimit të fazës gjysmëfinale.
Dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2, Llapi ka prekur finalen e kupës edhe për këtë edicion.
Golat për fitoren e madhe të Llapit i shënuan Neto (’59) dhe Rivera (’80).
Drita është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës për edicionin e sivjetëm.

Skuadra nga Gjilani ka barazuar në ndeshjen e kthimit nga Ramiz Sadiku, por e ka siguruar kualifikimin.
Saktësisht, Drita barazoi 2:2 me Ramiz Sadikun dhe u kualifikua tutje me rezultat të përgjithshëm 5:2.
Misini (’51) dhe Musa (’66) realizuan sot për kryeqytetasit, teksa Tahiri (’86) dhe Kryeziu (’90) shënuan për Dritën.
Kështu, finalja e sivjetme e Kupës së Kosovës do të luhet mes Dritës dhe Llapit.





























