Pak pasi e shpallën të vdekur, Mino Raiola është lajmëruar në rrjetin social “Twitter”.

Mediat në Itali raportuan se agjenti i futbollit ka vdekur.

Por, lajmi u demantua nga spitali ku ndodhet 54-vjeçari.

Tani, ka reaguar vetë Raiola, i cili shkruan:

“Gjendja ime aktuale shëndetësore për ata që janë të interesuar: më kanë bërë të vdekur dy herë brenda katër muajsh. Duket se janë në gjendje edhe të më ringjallin”.