Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, e ka lavdëruar Granit Xhakën për aftësinë që e ka në gjuajtje.

Portieri gjerman i “revolveristëve”, në kanalin zyrtar të klubit në “YouTube”, ka folur edhe për Xhakën, duke thënë se gjuajtjet e mesfushorit shqiptar që përfaqëson Zvicrën, janë shumë vështirë për t’u pritur.

“Është shumë vështirë për një portier, është distancë e largët por topi lëviz shumë”, ka thënë ai për gjuajtjet e 29-vjeçarit, shkruan “football.london” të enjten.

“Të gjithë e dimë se gjuajtjet e Xhakës janë shumë, shumë të fuqishme. Gjuajtjet e tij janë të paparashikueshme, janë të pamundshme për t’u pritur dhe nuk është lehtë për portierët”, ka shtuar Leno.

Xhaka ka pasur paraqitje tejet të mira me Arsenalin kur ishte në formën më të mirë fizike këtë edicion, por ende nuk ka shënuar ndonjë gol, pavarësisht se ka luajtur në 20 ndeshje. E ka vetëm një asistim.