Zhvillime të reja sa i përket lidhjes Wanda-Icardi. Sipas asaj që raportoi gazetarja Yanina Latorre në programin argjentinas LAM, China Suarez ka kontaktuar sërish Mauro Icardin.

Aktorja dhe këngëtarja ka përfituar nga pushimet e fundit të ëandës në Argjentinë për t’u rilidhur me futbollistin e Paris Saint-Germain. Duket se China i ka kërkuar Mauritos që të takohen sërish pasi ai do të kthehet në Europë në fund të prillit.

Mesazhi, siç thotë Latorre është zbuluar menjëherë nga Nara, e cila është tërbuar nga ky veprim. Në studion e televizionit doli gjithashtu se China Suarez është sërish beqare pas një lidhje me biznesmenin spanjoll Armando Mena Navareno.