Juventusi u mposht nga Interi mbrëmë, edhe pse bëri një ndeshje shumë të mirë. Gjithsesi ka pasur edhe polemika për penalltinë.

Gjithashtu në kampin bardhezi kanë pretendimet e tyre për një penallti që nuk u është dhënë.

Për të nxitur diskutime ka menduar edhe Adrien Rabiot, i cili shkruan në rrjetet sociale se Interi luajti me një lojtar më tepër.

“Lojë madhështore, bravo të gjithëve. Keqardhje për rezultatin, por është e vështirë të luash 11 kundër 12”, shkruan mesfushori francez në rrjetet sociale.