Mbrojtësi i krahut të majtë, braziliani Marcelo, do të largohet përfundimisht në fund të këtij sezoni nga Real Madridi.

“Defensa Central” ka raportuar të hënë se krerët e klubit ia kanë bërë me dije Marcelos se nuk do t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës dhe braziliani në verë do të jetë lojtarë i lirë.

Marcelo këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël, ku ka regjistruar një asistim në 14 paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Realit prej vitit 2007 dhe tashmë po shqyrton opsionet për të ardhmen. 33-vjeçari ka gjasa të mëdha që të rikthehet në kampionatin brazilian, ndonëse nuk i mungojnë ofertat edhe nga klubet evropiane.