Premier League është një ndër kampionatet më të forta në botë, pasi disa skuadra luftojnë fort me njëra-tjetrën për të arritur objetivat e tyre, ndërsa në kampionatin anglez zhvillohet edhe një lojë që të dhuron emocione, teksa spektakli nuk mungon as në fushë e as në tribuna.

E kur jemi vetëm 2 javë nga përfundimi i këtij kampionati, Premier League ka zbuluar edhe kandidatët për lojtarin më të mirë të këtij sezonit të luftuar.

Sigurisht emrat e kandidatëve janë të skuadrave si Manchester City, Liverpool, Tottenham, Arsenal dhe West Ham, ku “Qytetarët”, “The Reds” dhe “Topçinjtë” përfaqësohen me nga dy lojtarë, ndërsa “Spursat” dhe “Hammers” me nga një futbollistë.

Tren Alexander Arnold, Mo Salah, Kevin De Bruyne, Joao Cancelo, Heung Min Son, Saka, Ward Prowse dhe Jarrod Bowen janë lista e lojtarëve të nominuar për këtë çmim.

Në sy mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili nuk ka pasur sezonin më të mirë të tij te Manchetser United, teksa dështuan në kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.